-Për zonën e re në Rrëshen dhe kanalin vaditës Malaj-Tarazh!…

Kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj priti ekipet e investitorëve në dy projekte të rëndësishme të Rindërtimit në Mirditë, sic është ai i zonës së re Zhvillimore ne hyrje të qytetit Rrëshen dhe tjetri, ndërtimi i kanalit ujitës Malaj-Tarazh.

Fillimisht nga përfaqësues të Agjensisë Austriake për Zhvillim është parë në vend fillimi i ndërtimit të 35 banesave individuale në zonën ndërtimore të zhvillimit në hyrje të qytetit Rrëshen. Në po atë zonë po ndërtohen dhe katër pallate 3-katëshe ku do të strehohen banorë nga zona të ndryshme të Mirditës, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2019-të.

Më pas janë inspektuar punimet që po kryhen për kanalin e ujit vaditës Malaj-Tarazh, i cili është 9,8 km i gjatë me prurje nga ujëmbledhësi Malaj-1 dhe mbulon një sipërfaqe ujitjeje prej rreth 500 ha në zonën Malaj, Tenë, Tarazh, Bungaj, ndërkohë që 378 ferma familjare dhe agro biznese do të përfitojnë nga ky projekt, që po zbatohet nga Bashkia Mirditë në kuadër të Skemës së Granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti.

Programi për Zhvillimin Rajonal vjen në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Albanian Development Fund. Ky investim u bë i mundur nëpërmjet Skemës së Granteve të RDPA në mbështetje të zonave të prekura nga termeti. Skema e Granteve e RDPA financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria Austriake.

Në pritjen që kryebashkiaku Dedaj u bëri në zyrën e tij të dy ekipeve në fjalë, i falenderoi për mundësimin e dy projekteve jetike për këto zona në një moment delikat, projekte të cilat do të ndikojnë në amortizimin e problemeve sociale që kanë të bëjnë me strehimin e popullatës së dëmtuar, si dhe për zhvillimin e ekonomisë në këto fshatra si dhe potencimin real të turizmit në këto zona e më gjërë.

Slide Slide Slide Slide Slide Slide Slide Slide Slide
Leave a Comment