kopertinePrej disa ditësh rruga për në fshatin Kulme po i nështrohet një ndërhyrje emergjente nga sektori i mirmbajtjes së rrugëve, pranë Bashkisë Mirditë. Janë dy fadroma që punojnë pa pushim për të pastruar trasenë e cila prej vitesh ka qënë e lënë në mëshirë të fatit. Vetë banorët e mbetur të fshatit Kulme konfirmojnë se nuk mbajnë mend asnjë ndërhyrje që nga viti 2002,13460887_663592153798160_1245417764_o 13493284_663594270464615_1202670069_o (1) ndërsa kjo është hera e parë që po punohet seriozisht për përmirësimin e cilësisë së rrugës.

Bashkia Mirditë i ka vënë një rëndësi të madhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore e cila ka qënë tejet e amortizuar. Kështu pas ndërhyrjes serioze në rrugën e fshatit Malaj, po punohet për hapjen e një segmenti të ri prej 16 kilometrash i cili do të lidhë qytetin e Rrëshenit me qytetin e Ulzës. Ndërkohë që po punohet për rikonstruksionin deri në faza të asfaltimit, në segmentin Rrëshen-Bukmirë dhe në tej, për Kaçinar Qendër.

Mësohet se sëshpejti do të nisë rikonstruksioni i rrugës Rrëshen –Ura e Fanit, e cila është rrugë hyrëse për në qytetin e Rrëshenit. Bashkia Mirditë sëshpejti tenderon fondin përkatës, tashmë të akorduar nga qeveria shqiptare, fond i cili përmban zgjerimin e kësaj rruge, në të dy anët e së cilës do të ketë trotuare dhe ndriçim publik. Projekti përmban ngritjen e saj nga tabani dhe ndërhyrje të sofistikuara inxhinierike, për të shmangur përgjithmonë përmbytjen e saj, në kthesën pranë komplektit shkollor “Shën Jozefi Punëtor”. A. Ndoja.