Shoqata zviceriane, ndihmë për kabinetin muzikor.
Shoqata “Muzike pertej detit”, përmes drejtuesve të saj, dhe bashkëpunimit me muzikantin Mark Gjoka (mjeshtër i Madh), përuroi sot në Rrëshen kabinetin e ri muzikor me një sërë instrumentesh që plotësojnë një bandë muzikore për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar të qytetit dhe më tej. Ata u pritën në bashki nga kryebashkiaku Ndrec Dedaj, i cili ka falenderuar për ndihmën e dhënë për hapjen e një sipari të ri bashkëpunimi në këtë fushë.
Ai ka akorduar disa mirënjohje për aktorët e kësaj veprimtarie humanitare.
I pranishëm ka qënë dhe maestroja i shquar shqiptar z. Zhani Ciko, i cili ka vlerësuar me nota mjaft pozitive faktin që në Mirditë realizohet një bashkëpunim i tillë.
Më pas aktiviteti është shpërngulur për në kabinetin muzikor tek shkolla 9 vjeçare “Pashko VASA”, Rrëshen, ku dhe është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me bashkinë dhe shkollën.
Ne fjalen e mbajtur nga përfaqesuesit e Shoqatës, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer me Bashkine Mirditë, si dhe u shpreh dëshira per bashkëpunime të tjera.
Ndërsa kryetari i Bashkise Z. Ndrec Dedaj shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, sipas tij qëllimi ishte edukimi i muzikës tek të rinjtë, dhe formimi i “bandës” muzikore me talente të rinj. Disa performanca në saks, flaut dhe kitarë përmbyllën takimin, duke shënuar dhe nisjen e një historie të re muzikore për Mirditën e këtyre viteve.
Vlerësimet me Mirënjohje e bashkisë Mirditë:
-Zj. CORNELIA DIETHELM
Geschäftsleiterin MUSIKÜBERSMEER
Për kontributin në integrimin social të fëmijëve dhe të rinjëve në nevojë të Mirditës, talente të muzikës.
-Z. MATHIAS DIENER
MUSIKÜBERSMEER
Për kontributin në integrimin social të fëmijëve dhe të rinjëve në nevojë të Mirditës,talente të muzikës.
-Z. DANIEL M ZUEST
Për kontributin në integrimin social të fëmijëve dhe të rinjëve në nevojë të Mirditës, talente të muzikës.
-Z. Mark Gjoka
Për krijimin e Klasës së muzikës dhe Bandës frymore të FËMIJËVE DHE TË RINJËVE të Mirditës.
Përgatiti: Alsida Keli.
Zyra e Shtypit