Ka nisur me intesitet të lartë puna për rehabilitimin e Rezervuarit nr 2 Malaj, dhe skemës vaditëse  nga dalja e digës, për në fshatin Kodër Rrëshen. Me një fond prej 17,166, 100 lekë, bashkia Mirditë synon zëvendësimin e saraçineskës dalëse e amortizuar plotësisht nga më shumë se 35 vite përdorim, si dhe zëvendësimin e kanalit vaditës tradicional me pllaka betoni, në tubo plastikë të cilësisë së lartë, me garanci shumë vjeçare. Pas kalimit korrekt ne procesin e tenderimit, fitues i projektit u shpall firma ndërtuese “AEK Munella” e cila prej dy ditësh ka nisur zbatimin e tij në terren.

Mjete të rënda po hapin trase përgjatë gjithë gjurmës ku ka qënë kanali vaditës, për të mundësuar shtrirjen e tubove, ngjitjen e tyre dhe më pas mbulimin e tyre në një kanal i cili do të hapet i ri, për mbylljen e tubave brenda tij. Tubot janë me diametër 50 cm, dhe trashësi 2.5 cm.

Ajo çfar është e rëndësishme në këtë projekt, është fakti se uji nuk do të kalojë përmes kanalit tradicional i cili duhej të pastrohej çdo vit, madje bëheshin ndërhyrje nga shembjet e shumta gjatë dimrit. Tashmë shikohen gjurmët e atyre ndërhyrjeve deri edhe me plasmas, për të shmangur humbjet në kanalin tejet të amortizuar.

Kryetari i fshatit Kodër Rrëshen, z. Paulin Filopati, i cili po ndiqte punimet në terren, thotë se kjo është ndërhyrja më serioze në rrjetin vaditës që ka qënë mjaft problematik prej shumë vitesh, madje disa vite uji nuk ka mundur të vinte kurrë në destinacion, pikërisht prej problematikës dhe shëmbjeve në këtë vend ku tani po shtrihen tubot.

Me këtë ndërhyrje cilësore me teknlogji bashkohore, synohet ti jepet fund njëherë e mirë gjithë problematikës së vaditjes për fshatin Kodër Rrëshen, ndërkohë që bashkia është punë e sipër për të realizuar një projekt më të gjerë për vaditjen, ku do të përfshihet rehabilitimi i digës në rezervuarin kryesor të Malajve, si edhe në rrjetin shpërndarës në zonat që mbulon ai rezervuar.IMG_9437 IMG_9449

2 4 5 6 7 8