Në vijim të punimeve që po zhvillohen në njësitë administrative të Bashkisë Mirditë për rikonstruksionin e rrugëve dhe hapësirave publike, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe rikonstruksioni i shkallëve që lidhin rrugën kryesore, me shkollën e mesme Rubik. Kjo shkollë u ndërtua në  vitin 1969 dhe për vetë pozicionin gjeografik të qytetit Rubik, është dashur ndërtimi i një numri të konsiderueshëm shkallësh, me disa pushime. Por me kalimin e viteve, shkallët u dëmtuan dhe filloi prishja e tyre. Për këtë arsye ka nisur edhe rikonstruksioni i tyre, por jo vetëm, një seri rehabilitimesh po realizohen në këtë njësi administrative. Këtu përfshihen projekti për pastrim-gjelbërimin e hapësirave nëpër qytet, si dhe shtrimi i disa trotuareve dhe hapësirave të tjera publike. Në projekt mbetet edhe rikonstruksioni i rrugës për tek spitali, kjo me qëllim, për tu ardhur në ndihmë banorëve që jetojnë aty. Sipas administratores znj. Flora Jushi, këto investime po realizohen me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe bashkepunimin me komunitetin, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar sadopak në realizimin e këtyre ndërhyrjeve të fundit. Më konkretisht “Firma Turke” dhe “Lezha Konstruksion” janë donatorët, që kanë mbështetur bashkinë në këto ndërhyrje që po kryhen. Por mjaft i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet bashkepunimi qytetar.
13708400_1549676168674908_6330282150610869700_o

13765927_1549676158674909_2268892495581216959_o