E nëse puna vijon me intensitet të plotë për përfundimin me sukses të fazës së parë rehabilituese të rrjetit vaditës për fshatin Kodër Rrëshen, me dalje rezervuarin Malaj 2, të gjitha masat e marra sigurojnë një investim me efekt afatgjatë në rrjetin vaditës.

Ndërsa rezervuari Malaj 1 edhe këtë vit nuk nuk ka rezervuar asnjë m3 ujë, për shkak të situatës alarmante që është konstatuar gjatë një inspektimi të përbashkët nga Bordi i Kullimit Lezhë dhe Bashkisë Mirditë. Inspektimi mbi situatën në të gjitha ujmbledhësit e Mirditës ka përfunduar me datë 8 janar 2016, ku me këtë rast është bërë bërë një përmbledhje e detajuar nga ing. Burhan Hafizi, specialist i mirnjohur i Ministrisë së Bujqësisë në fushën e hidrikës, specializuar për diga dhe ujmbledhës.

Pas inspektimit janë lënë detyra të veçanta që lidhen kryesisht me shmagien e katastrofave, për shkak se diga e Malaj 1 është në nivele katastrofale, me çarje të shumta dhe rrëshqitje dherash në qendër të digës.

Me konkretisht, ndër detyrat e lëna për zbatim janë këto:

Teksa shumë prej tyre janë zbatuar, Bashkia Mirditë po punon intensivisht për përfundimin e projektit të rehabilitimit për herë të parë të digës Malaj 1 dhe rrjetit vaditës. E nëse projekti është në fazat përfundimtare nga një studio e specializuar, sëshpejti nis puna për sigurimin e fondeve përkatëse. Kjo do të shënonte ndërhyrjen më serioze në dekadat e fundit, pas rrënimit total jo vetëm të ujmbledhësve, por sidomos rrjetit vaditës, kapilarët e së cilës preknin fshatra të shumta si Malaj, Bungaj, Kodër Rrëshen, Përlat, Prosek etj.

Për të pasur një informacion të plotë mbi situatën e ujmbledhësve dhe përmbledhjen inspektimit të datës 8 janar 2016, klikoni këtu:

Gjendje kritike e rezervuarit Malaj