Projekt-vendimi i parë  i përcaktuar në rendin e ditës për diskutim ishte, “Për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin Korrik 2016, për gjithë Njësitë Administrative të Bashkisë Mirditë”. Projekt-vendim, i cili u miratua me sukses nga këshilltarët, gjithashtu në parim u miratua edhe . Projekt-vendimi “i ndihmës ekonomike për muajin Gusht”, duke qënë se është muaji pushimi për një pjesë të administratës.

Projekt-vendimi tjetër ishte: “Për një ndryshim në vendimin nr.43 datë 29.02.2016 për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të administratës së Bashkisë Mirditë dhe institucioneve në varësi të ndryshuar”, projekt-vendim i cili u miratua me shumicë votash nga këshilltarët.

Në rendin e ditës ishin edhe një sërë projekt-vendimesh të tjera: Projekt-vendimi, “Për dhënjen në përdorim të sipërfaqes pyjore për ruajtje dhe plotësimin e nevojave familjare”. Projekt-vendimi, “Për miratimin dhe vlerësimin e dëmeve nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimin në banesën e Z.Gjete Frrok Tusha, fshati Blinisht, njësia administrative Orosh”.

Projekt-vendimi, “Për miratimin e normativave të konsumit të karburantit për automjetin tip Audi të marrë në huapërdorje”. Projekt-vendimi, “Për përdorim të fondeve rezervë”.  Projekt-vendimi, “Për dhënje në përdorim, heqje nga fondi pyjor të sipërfaqeve në administrim të Bashkisë Mirditë në funksion të ndërtimit të Hecit BLAC- ENERGY”. Projekt-vendimi, “Për miratimin e tabelës së detyrimeve të prapambetura”  Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan.

Një pikë shumë e rëndësishme ishte: “Miratimi i akt Marrëveshjes dhe AYEM-ENERGY për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Bukmirë”. Projekt i cili u prezantua nga grupi i projektuesve, dhe do financohet gjithashtu nga këto të fundit. Ky aks rrugor do rezalizohet me qëllim përmirësimin e gjendjes rrugore të tanishme. Me këtë prezantim të projektit u mbyll edhe mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Mirditë.