Ambasadori i ri austriak në Shqipëri Dr.Johann Sattler, në takimet e para njohëse me vendin ku ai është emëruar në atë detyrë, kishte të përcaktuar në axhendën e tij vizitë edhe bashkinë Mirditë. Z. Sattler është shprehur në takimin e sotëm gjatë pritjes nga  kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, për rolin historik të mardhënieve të hershme në mes Austrisë dhe krahinave të Shqipërisë së Epërme, veçmas Mirditën.

Ambasadori në takimin me kryebashkiakun ka qenë i interesuar për një njohje sa më të zgjeruar për krahinën, historinë dhe kulturën, deri tek aspektet zhvillimore të sotme, sidomos impaktin e reformës territoriale.

Kryebashkiaku Dedaj, duke i bërë një analizë të detajuar krahinës dhe bashkisë, e vlerësoi këtë takim shumë frytdhënës, duke iu qasur historisë së ndihmave austriake që në shkollimin e parë shqip në këto troje, deri aktorët humanë austriakë si Marianne Graf apo Franz Vinsauer, shoqata tjeter “Nxenësit ndihmojne nxenesit”, et etj, për rolin që ato kanë luajtur dhe po luajnë përgjatë këtyre viteve në zhvillimin ekonomik dhe social të Mirditës.

[su_slider source=”media: 3920,3919,3918,3917,3916,3915,3884″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Duke folur për reformën administrative kryebashkiaku Dedaj, ka theksuar aspektet pozitive, duke u ndalur sidomos në mundësitë e shumta që janë për t’u angazhuar në projekte që rrokin gjithë krahinën, gjë që jep më shumë efikasitet se më parë. Ai i ka përmendur disa investime themelore që kanë nisur këto kohë, si rikonstruksioni i Gjimnazit, hyrja e rrugës kryesore të qytetit, rikonstruksioni i sheshit në kuadër të rilindjes urbane të qyteteve, dhe rregullimi i disa rrugëve që u vijnë në ndihmë banorëve, por edhe projektet për zhvillimin turistik të zonës, duke shtuar edhe disa ndërhyrje në sistemin vaditës të Mirditës.

Takimi midis Kryetarit të Bashkisë Dedaj, dhe Ambasadorit Austriak Dr. Sattler në ambientet e Bashkisë u mbyll më falenderime të ndërsjellta dhe premtime për bashkëpunime të mëtejshme, pa harruar shkëmbime dhuratash simbolike mes tyre.

ttMë tej ambasadori austriak i shoqëruar nga kryetari i bashkisë z. Dedaj ka preferuar të përshkojnë në këmbë gjithë qytetin duke u ndalur fillimisht për një vizitë të shkurtër në Katedralen e qytetit, ku është pritur nga Ipeshkevi i Dioqezës, Kristoforo Palmieri. Gjatë vizitës nëpër ambientet e Katedrales, Imzot Palmieri e ka njohur ambasadorin e Austrisë me historikun e kësaj Dioqeze, si dhe frekuentimin e saj nga besimtarët.

Vizita e ambasadorit  Dr.Johann Sattler në Mirditë është mbyllur  në kantinë e verës “Arbri”, ku presidenti i kësaj kombanie të mirnjohur ndërkombëtarisht për cilësi të lartë në prodhimin e verërave z. Fran Kaçorri, e ka njohur me kushtet e prodhimit në kantinë.