E ndërsa puna për rehabilitimin e rrjetit vaditës me pikfillimi rezervuarin Malaj 2 ka përfunduar me sukses fazat e deritanishme, prej ditës së sotme ka nisur puna për rehabilitimin e Digës dhe Ujëlëshuesit te Rezervuarit Malaj-1. Në një studim të kryer disa muaj më parë, specialistët e Ministrisë së Bujqësisë urdhëruan në formë të prerë hapjen e saraçineskave për të mos akumuluar asnjë m3 ujë, pasi diga nuk garantonte siguri. Kjo digë ishte lënë në mëshirë të fatit për vite me rradhë, duke shënuar një degradim të rrezikshëm, ndërkohë që Bashkia Mirditë me një fond prej  10,081,800 lekësh synon ta kthejë në gjëndje optimale dhe të sigurtë, për funksionin që ka.

Pikërisht sot ka nisur puna për ta kthyer atë në gjëndje normale. Në harkun kohor të 30 ditëve, firma fituese “Kthella”shpk do kryejë volume punimesh ku do të zhvendosen rreth 20 mijë m3 dhera, ku 7 mijë m3 do të jenë gërmime, dhe 9 mijë m3 do të mbushin në pjesën e çarë të digës. Pjesa tjetër do jenë mbushje dhe përforcime të tjera.

Ndërkohë brenda këtij fondi  është parashikuar vendosja e dy saraçineskave të reja, ndërhyrje të ndryshme në tubacione, etj.

Kjo ndërhyrje efikase në dy rezervuarët më të rëndësishëm të Mirditës do të garantojë nisjen e vaditjes vitin që vjen, si dhe në vitet në vazhdim.
14434864_153229868465659_3505812091377494620_o 14445197_153229691799010_6481371273129899569_o 14480576_153229765132336_1735441941009339845_o