Bashkia Mirditë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rehabilitimit të ujëmbledhësve  të shumtë që janë në territorin e saj. Kjo edhe për faktin se banorët e zonave të cilët mbulojnë këto rezervuarë, gjithmonë e kanë renditur këtë kërkesë si më parësoren, për zhvillimin e bujqësisë.

Kështu edhe pse puna vazhdon në rrjetin shpërndarës të rezervuarit Malaj 2 dhe në rehabilitimin e digës së rezervuarit Malaj 1, një front tjetër pune është hapur për rehabilitimin e ujmbledhësve Sheshaj, në Njësinë Administrative Rrëshen dhe në ujmbledhësin e Trojes, në Njësinë Administrative Kthellë. Bashkia Mirditë ka akorduar një fond limit prej 3,328,720 lekë, me të cilin do të bëhet Rehabilitim i Rezervuarit Sheshaj dhe Troje. Afati kohor për përfundimin e punës së parashkikuar në këto dy objekte, është 45 ditë nga fillimi i punimeve.

Punimet në rezervuarin e Sheshajve ka disa ditë që kanë filluar, ndërkohë që janë ndjekur edhe nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, i cili ka kërkuar cilësi në kryerjen e punimeve, siç është parashikuar në preventivët përkatës.

Një ndërhyrje e tillë do të shmangë rrezikun e përmbytjeve në dimër, pasi një situatë e tillë ka qënë alarmante dimrat e fundit, por mbi të gjitha do ti japin një impuls zhvillimit të bujqësisë, pasi prej vitesh këto rezervuarë kanë qënë jashtë funksionit për të cilin janë ndërtuar.

[su_slider source=”media: 4102,4101,4100,4099,4098″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]