Një front tjetër pune është hapur në fshatin Mashtërkor, Njësia Administrative Orosh.  Me një fond prej 27,459,000 lekësh Bashkia Mirditë synon ti japë fund situatës problematike e cila ka qënë prezente sidomos dimrat e fundit, teksa lumi Fanë ka vërshuar duke rrezikuar seriozisht jo vetëm njësitë bujqësore të këtij fshati, por edhe banesat e tyre.

Prej disa ditësh kompanitë  AEK MUNELLA SHPK – SHPRESA – AL SHPK – BOSHNJAKU B SHPK të cilat kanë fituar tenderin e shpallur nga bashkia Mirditë, po punojnë për zbatimin e këtij projekti, i cili do ti japë fund situatës problematike për banorët e këtij fshati. Tashmë prita lumore ka fillur të marrë formë, pasi po punohet intensivisht në ngritjen e armaturave, dizenjimin e skeleteve metalike dhe hedhjen e betonit. Për të ndjekur punimet në terren, ka qenë edhe kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj i cili pasi ka vlerësuar punën e deritashme,  ka kërkuar që preventivi i publikuar të zbatohet zë për zë, duke mos lënë asnjë shteg për anashkalime apo nënvlerësim.

[su_slider source=”media: 4109,4113,4112,4111,4110″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]