Reshjet me intensitet të lartë të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme dhe shqetësime të konsiderueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Mirditë. Ndërsa më të theksuara problemet janë hasur në  Njësinë Administrative Rrëshen, ku rezulton se shirat e dendur kanë shkaktuar daljen e një sërë përrenjësh nga shtrati, duke shkaktuar dëmtimin e disa banesave, bllokimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, si dhe mjeteve të vogla, në segmentet përkatëse.

Probleme gjithashtu ka pasur edhe në unazën e re të qytetit. Si rezultat i prurjeve  të  shumta të lumit Zme, janë dëmtuar pritat  dhe bazamenti i rrugës në një gjatësi afërsisht 200 m.  Problematika  pati edhe në rrugën Rrëshen-Lurth, për shkak të gërryerjeve dhe shembjeve të dherave.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia Mirditë ka ndërmarrë menjëherë  të gjitha masat për përballimin e emergjencave, jo vetëm në njësinë Administrative Rrëshen, por edhe në Rubik, Kthellë, Kaçinar, Orosh, Selitë dhe Fan,

Kështu, brenda paraditës së datës 11 tetor u bë zhbllokimi i rrugëve Kulme, Lurth si dhe hyrja e qytetit. Nga shtabi i emergjencave mësohet se nuk është pritur orari zyrtar për nisjen e punës, por mjetet në dispozicion të bashkisë kanë dalë në punë që në ora 02 të natës, me tu mësuar se situata po përshkallzohej. Tashmë situata është nën kontroll të plotë, dhe 24 orë pas kulmimit të reshjeve nuk ka asnjë fshat apo lagje të izoluar.

Duhet theksuar se, komisioni i ngritur në Bashkinë Mirditë po ndjek me përpikmëri  evidentimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, dhe po përgatit dokumentacionin e nevojshëm ligjor për këto të fundit.

[su_slider source=”media: 4205,4204,4203″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]