Këshilli i Bashkisë Mirditë, ka zhvilluar me datë 12.10.2016 vijimin e seancës së datës 28.09.2016, ashtu siç ishte planifikuar me herët. Në këtë senacë janë shqyrtuar disa projekt-vendime të rëndësishme, por edhe projekt-vendime të cilat i përkisnin mbledhjes së bërë më herët, që kërkonin miratimin në Këshillin Bashkiak. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj.

Projekt vendimi më i rëndësishëm i paraqitur dhe që mori konfirmimin e votave të këshilltarëve ishte: “Për miratimin e përfshirjes së Pronave në listën e inventarit të Bashkisë Mirditë”

Është fjala pikërisht për kalimin e ish-Komitetit Ekzekutiv, si pronë në listën e inventarit të Bashkisë Mirditë, projekt-vendim i cili u prit mirë nga këshilltarët, dhe u miratua me shumicë votash nga këto të fundit.

Siç u theksua më lart në këtë mbledhje, ishin paraqitur një sërë projekt-vendimesh si:

Projekt-vendimi i Kryetarit të Bashkisë “ Një ndryshim në vendimin nr.48 datë 30.03.2016 për miratimin e buxhetit të Bashkisë Mirditë”

Projekt-vendim “Për miratimin e projekt buxhetit afatmesëm për vitet 2017-2018, të Bashkisë Mirditë” në parim, dhe jo në mënyrë të përfunduar.

Projekt-vendimi “Për miratimin për kthim objekti të ish-pallatit të punëtorëve Rrëshen, në fond banese të Bashkisë”

Projekt-Vendim tjetër ishte: “Analiza e shpenzimeve buxhetore për 8-mujorin 2016”, dhe disa projekt-vendime të tjera, ku të gjitha së bashku u miratuan me sukses nga këshilltarët.

Pjesë e rendit të ditës u bë edhe një informacion i gjerë për gjendjen e arsimit në Bashkinë Mirditë, nga Agjensia e Shërbimeve Sociale, Arsimit dhe Kulturës.

Në fjalën e tij kryetari Dedaj, ka theksuar se arsimi ka një buxhet të kushtëzuar, por është punuar për mirëmbajtjen e godinave arsimore, më shumë se asnjëherë tjetër. Gjithashtu, Dedaj është shprehur, edhe për gjendjen e infrastrukturës në Bashkinë Mirditë, ku ka theksuar që është punuar dhe po punohet me rrugët në të gjithë njësitë administrative, për kthimin në normalitet të tyre.

Zyra e shtypit