Edhe pse po bëhet një rikonstruksion i plotë  tek shkarkuesi i  rezervuarit  Malaj 1, në provën e parë të lëshimit të ujit nëpër tubot e brendshme, ka rezultuar me rrjedhje në trup të digës brenda, çka krijon humbje të mëdha të ujit në basen. Edhe pse janë bërë disa ndërhyrje për ta rregulluar një disfunksion të tillë, ka qenë e pamundur për shkak të errodimit të brendshëm prej dekadash, ku nuk janë bërë ndërhyrje cilësore.

Ndaj për të mundësuar një zgjidhje sa më të efektshme, nga ana e kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj, është mundësuar sjellja e një ekipi gjerman hidroteknikësh të një kompanie me emër në Europë, që merret me zgjidhje të tilla të vështira.Pikërisht sot në temperatura të ulëta në ekstrem, në një masë uji të kallkanizuar nga akulli, ekipi gjerman dhe specialistët vendas, kanë kryer procesin e “investigimit” nga brendësia e tubove të brendshëm në thellësi, përmes një roboti të pajisur me kamera dhe ekran në sipërfaqe.

Specialistët u shprehën se do të duhet dhe një kqyrje tjetër me aparatura më të plota dhe më pas përmes robotëve të posaçëm do të ndiqen dy mënyra: ose veshja përmes robotit të pareteve të tubove me material të veçantë që nuk lejon asnjë pikë uji rrjedhje të brendshme, ose me vendosje tubi të dytë, që fryhet me ngrohje robotike dhe që bën puthitjen e plotë me tubin e vjetër duke krijuar korracë të padepërtueshme dhe funksionalitet të plotë të lëshuesit në 150 metra gjatësi të tubit përcjellës të ujit.

Kryetari i bashkisë Dedaj kërkoi që kjo fazë të mundësohet sa më shpejt në mënyrë që të fillojë mbushja e basenit Malaj 1, i cili ujit toka të konsiderueshme në Malaj, Tenë dhe pjesë të tjera më poshtë.Po punohet që kjo verë, të mos e gjejë basenin Malaj 1 pa ujë të mbledhur, qoftë dhe, mbase,  jo në kapacitet të plotë. Nga ana tjetër në sistemin e basenit Malaj 2, puna vazhdon normalisht çka këtë verë do të sigurohet ujë i bollshëm për pjesën që ai vadit.

Kryebashkiaku Dedaj u shpreh se e sollëm këtë ekip specialistësh gjermanë të hidroteknikës, si ardhje e parë e kësaj fushe në vendin tonë, sepse probleme të tilla ndeshen dhe në basene të tjera, me probleme të vjetra në tubot e lëshimit. Ai theksoi se po bëhen perpjekje maksimale, që ky vit të jetë vit i projekeve të rëndësishme në veprat e ujitjes në Mirditë, madje duke shkuar drejt ujitjes me pika në shumë vende, ku sipas specialistëve, kursimi i ujit shkon deri në 400 %!

a.ndoja

[su_slider source=”media: 4482,4483,4484,4485,4486,4487,4488,4489″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]