Këngëtari dhe artisti Fran Vorfi,

“Nderi i Qarkut Lezhë”

1Këngëtari dhe artisti i  mirënjohur Fran Vorfi, thirrur shpesh  si “kapedani i grupit te burrave” të ansamblit Mirdita, është vlerësuar nga Këshili i Qarkut Lezhë me titullin “Nderi  i Qarkut Lezhë”, për kontribut të çmuar në artin e Mirditës, veçmas kontributin e tij të pamatë me Ansamblin Mirdita, si përfaqësues autentik të folkut dhe muzikologjisë së kësaj treve.

Në emër të Këshillit të Qarkut këtë vlerësim (pas vdekjes), e ka dhënë në skenën e pallatit të Kulturës Rrëshen, kryetari i Këshillit të Qarkut, Gjok  Noka, në praninë e artistëve të shumtë, autoriteteve vendore, dhe familjarëve të këngëtarit të dekadave në Mirditë.

Cermonia është moderuar nga poeti Viktor Gjikolaj, ndërsa kanë përshëndetur një sërë personalitetesh  si të administrimit vendor dhe ata të kulturës.

2Kryebashkiaku Ndrec Dedaj, vlerësoi lart punën e bërë nga këngëtari Fran Vorfi ndër dekada me Ansamblin Mirdita dhe përgjithësisht kulturën e Mirditës si artist multidimensional, ndërkohë që shtoi se punën e bërë nga ai dhe brezi i tij, do e përcjellim tek brezin e artistëve të rinj, gjë për të cilën kemi një program të qartë dhe ambicioz për më tej. Z. Dedaj theksoi se ky vleresim nga ana e keshillit te qarkut do te sherbeje si nxitje per vleresim nga ana e Bashkise Mirdite, me titullin “Qytetar Nderi”.

Një memo rreth historisë bashkëpunuese ka sjellë dhe aktori dhe regjisori i njohur Ismet Zusi, ndërkaq përgjegjësi i pallatit të Kulturës Gjergj Marku, theksoi se Fran Vorfi bëri artin human, ai ishte gurthemeli i grupit të burrave dhe i eksperimentimit të guximshëm për kohën me grupe që më vonë do të merrnin emër në gjithë hapësirën e folkut shqiptar.

Djali i artistit të njohur, Fredi Vorfi, ka përshëndetur Këshillin e Qarkut dhe  gjithë artistët për nderin që i është bërë në mënyrë  të përvijueshme prindit të tij artist.

Këngëtarët e ansamblit Mirdita, (Mjeshtër i Madh) sollën disa prej këngëve të grupit të burrave duke i dhënë emocion këtij takimi për vlerësimin e këngëtarit të shquar.

 

Përgatiti: Alsida Keli

Zyra e Shtypit

 

kopertine