Sëshpejti “Godina e shërbimeve për qytetarët”

Vendimi i Keshillit per prishjen e godines se ish-komitetit

Prej ditës së sotme ka nisur puna intensive për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkisë Mirditë, me nr. 13 datë 03.02.2017, vendim i cili ngarkon kryetarin e bashkisë, për  prishjen se pasurisë nr. 2/122 (ish-komiteti ekzekutiv) zona kadastrale 3224, me siperfaqe ndertese 499 m2, 3kt, ne pronesi te Bashkise Mirdite. Një vendim i tillë i hap rrugën ndërtimit të ri, “Godina e shërbimeve për qytetarët”, një godinë bashkëkohore e cila do të jetë në sinkron me planin rregullues të qytetit Rrëshen. E gjithë puna është ndjekur në terren nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj dhe të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse. Paraprakisht janë marrë të gjitha masat që shëmbja e saj të mos shkaktonte asnjë  problem me banesat e tjera, apo bizneset.

Prishja e kësaj godine dhjetravjeçare është bërë me mjetet e bashkisë dhe punonjësit e saj, ndërkohë në ditët vijuese do të bëhet transferimi i inerteve të shumta.

Prishja e kësaj  godine është ndjekur në terren nga specialistë të fushave të ndryshme pranë bashkisë, policia, zjarrëfikësja, dhe nga shumë qytetarë.

Zyra e Shtypit

[su_slider source=”media: 4687,4686,4685,4684,4683,4682,4679,4680,4681″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]