Dita e Gruas, si ditë ndërkombëtare e shënuar, është festuar ndryshe këtë vit në Mirditë. Pos festimeve nëpër institucione, shkolla dhe grupet e aktivizmit vullnetar të grave, bashkia dhe Korpusi i Paqes, organizuan një veprimtari multidimensionshe që i dedikohej kësaj dite.

Kështu, vullnetarët e Korpusit të Paqes Pjer dhe Alyssa, të cilat mbyllin dy vite veprimtari në Mirditë si vullnetare të këtij Korpusi, u morën me detajet e një marshimi të rrjetit vullnetar të grave, shoqërisë civile, organizmave të ndryshme të OJQ-ve, nxënës, gratë e institucioneve të ndryshme, nxënës të shkollave publike dhe private, MWAG, GLOW etj, duke kaluar me pankarta në duar përreth qytetit të Rrëshenit dhe në rrugët kryesore ku ranë në sy shkrime të ndryshme ne shqip dhe anglisht që spikasin kontributet e grave dhe epjen për të kërkuar vendin e duhur në shoqëri, kujdesin që shoqëria dhe institucionet duhet të tregojnë  ndaj nënave dhe motrave, etj, të gjitha këto të këndvështruara në një sens të energjizimit pozitiv të gruas.

Më pas veprimaria u zhvendos në sallën e koncerteve të pallatit të kulturës ku gjithçka kaloi përmes një show të larmishëm. Pjer dhe Alyssa, kanë sqaruar për publikun synimet e këtij aktiviteti duke vënë në pah dhe kontributorët e kësaj dite të rëndësishme për komunitetin e grave në Rrëshen dhe në tërë Mirditën. Organizatore të drejtpërdrejtë kanë qenë Bashkia Mirditë, Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës, Mirditë Women Advocacy Group, Vajza Udhëheqëse (Girls Scouts), Caritas, Kisha Katolike, Spitali Rrëshen, Shkollat “Nënë Tereza”, “Pashko Vasa” Gjimnazi Rrëshen, Shkolla “Shën Jozefi Punëtor”.

Më pas të pranishmit i përshëndeti kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj. Ndër të tjera, duke përgëzuar organizatorët për këtë 8 mars ndryshe në Mirditë si dhe ambasadën amerikane që gjithnjë e ka pas në qendër të vemendjes Mirditën me ndihmën e dhënë përmes vulletareve të Korpusit, tha se bashkia të cilën ai drejton, ka një program të veçantë për kujdesën ndaj grave dhe vajzave. Është ky fakti që në administratën e bashkisë ka patur një kuotë më të lartë rekrutimi te vajzave dhe grave, dhe ato pozicione ku janë femrat, ka më shumë efektivitet puna dhe kujdes në mardhëniet me publikun, ndershmëri dhe saktësi në punë. Nga ana tjetër gratë dhe vajzat janë ato që po udhëheqein dhe në jetën sociale dhe atë familjare duke mbajtur barrët më të rënda në funksionimin solid të familjes dhe gjithë komunitetit shoqëror. Ai u zotua se në të ardhmen bashkia do të bëjë akoma më shumë për to.

Më pas vullnetarja  Pjer ka bërë një paraqitje në slide të kontributit të disa grave të sipërmarrjes në Rrëshen dhe Alyssa për kontributet në sipërmarrjet sociale me nxënësit e shkollave.

Edona Daci, duke fol për kontributin e Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës edhe për këtë aktivitet të përbashkët, solli në skenë një nga kontributet më të spikatura në fushën e sipërmarrjes të një vajze mirditore, që ka vënë emër në mbarë vendin në fushën e imazhit, Rafaela Rica me kompaninë e saj, Iceberg Communication.

Presidente e kësaj kompanie prestigjoze me qendër në Tiranë, znj. Rica ka rrëfyer hapat e saj që më shkollimin ne Rrëshen dhe më pas ngritjen e këtij bisnesi, duke vënë në dukje sakrificat dhe vështirësitë, por mbi të gjitha si ajo ka arrit të jetë e qëndrueshme me bisnesin e saj ne metropol. Femrat kanë forcë dhe vitalitet, theksoi ajo, por një mirditore i ka më të dukshme këto cilësi, për t’ia dalë me sukses çdo sipërmarrje.

Tre përfaqësuese brezash, Alesia Gega, Xhenikea Ndoj dhe mësuesja në pension Marie Nikolli, sollën përvojat dhe mesazhet e tyre për këtë ditë të vecantë dedikuar  Gruas.

Aktiviteti u gërshetu me pjesë artistike nga këngëtarë të vegjël të QKF-Rrëshen dhe disa artistë të Ansamblit Mirdita.

Surpriza ishte ruajtur për në fundt të këtij eventi, pasi dy vullnetaret e Korpusit të Paqes, Pjer dhe Alyssa, dolën të përshëndesin finalizimin e kësaj veprimtarie në këtë ditë të shënuar, me veshjen tradicionale të nuse së Mirditës, dy kostume të bukura të dhuruara për to nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, në mënyrë që pas mbarimit të misionit të tyre për pak muaj në Shqipëri,  në një farë mënyre Mirditën ta marrin me vete përmes këtij kujtimi të bukur.

[su_slider source=”media: 4810,4809,4808,4807,4806,4805,4799,4800,4801,4802,4803,4804,4798,4797,4796,4795,4794,4793,4813,4812,4811″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Zyra e shtypit.