Bashkia e Mirditës është vizituar sot në një ndalesë të shkurtër nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Emanuel Demaj. Ai është pritur nga N/Kryetari i Bashkisë z. Julian Përgega i cili në emër të kryetarit Ndrec Dedaj, i ka uruar z. Demaj mirseardhjen në Mirditë .

Në një përshkrim të shkurtër z. Përgegaj e ka njohur titullarin e lartë të qeverisë së Kosovës me aktivitetin dhe punën që bëhet në Bashkinë Mirditë si edhe me synimet e mëtejshme të institucionit, në shërbimin ndaj qytetarëve.

Emanuel Demaj u shpreh me nota vlerësuese për atë çfarë kishte konstatuar gjatë vizitës në Rrëshen, njëherit bëri një panoramë të shkurtër të situatës politike në Kosovë si edhe aktivitetin që zhvillon Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai bëri me dije se një grup bisnesmenësh nga Kroacia kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Mirditën, ku së shpejti pritet të vijnë të shoqëruar nga deputetja e parlamentit të Kroacisë znj. Ermina Leka, me origjinë nga Mirdita,

Në fund z. Emanuel Demaj ka falenderuar për pritjen në Mirditë dhe ka uruar suksese të mëtejshme.

[su_slider source=”media: 4717,4718,4721″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]