Është mbajtur këtë të enjte mbledhja e radhës e këshillit Bashkiak të Mirditës, ku ndër të tjera në rendin e ditës ishte parashikuar, edhe relacioni për të informuar këshillin e Bashkisë me kërkesë të një grupi këshilltarësh për objektin: “Unaza Verilindore e qytetit Rrëshen”,relacion i cili ka ngjallur diskutime, dhe përplasje mendimesh midis këshilltarësh të majtë dhe të djathtë si në lidhje me dokumentacionin, verifikimin e dosjes, dhe një sërë pretendimesh të tjera të ngritura për këtë objekt.

Pasi u njohën me pretendimet e lartpërmendura, kryetari i këshillit të Bashkisë Mirditë z. Pjetër Pjetri, por njëkohësisht dhe Nënkryetari i Bashkisë z. Julian Përgega theksuan, “se dosja e objektit, është në dispozicion për secilin këshilltar të interesuar, për tu njohur më nga afër me dokumentacionin që përmban, dhe për të verifikuar gjithashtu informacionin në mënyrë të drejtëpërdrejtë brenda limiteve ligjore”.

Nënkryetari Përgega solli në vëmendje të pranishmëve edhe faktin,që dosja e objektit ka kaluar në sitën e “Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Mbledhja ka vijuar me miratimin e të gjithë P/Vendimeve, që ishin të paraqitura si më poshtë:

  • P/vendimi “për miratimin e ndihmës ekonomike”
  • P/vendimi “për një ndryshim në vendimin nr.126 dt. 28.12. 2016 për sistemin e taksave dhe tarifave vendore 2017 të B. Mirditë”
  • P/vendimi “për një ndryshim në vendimin 43 dt. 29. 02. 2016 përcaktimin e pagave të punonjësve të administrates të Bashkisë, dhe institucioneve në varësi të ndryshuar”
  • P/vendimi “për përdorim të fondit të emergjencave civile për shtetasin Aleksandër Gjoka, NJA Selitë” (10.000 lekë të reja)
  • P/vendimi “për përdorim të fondit të emergjencave civile për shtetasin Gjon Nikoll Ndoj, NJA Orosh” (50.000 lekë të reja)
  • P/vendimi “për marrjen në përdorim pa kundërshpërblim të autoveturës tip audi me nr.identifikimi: WAUZZZ4L89D023230 me targë AA717KH pa afat”