Vullnetarja e Korpusit të Paqes në Mirditë Pier Vernaza, prezantoi zyrtarisht Grupin Advokues të Grave në Mirditë (MWAG) para kryetarit të Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, dhe Drejtores Ekzekutive të Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës, Edona Daçi.

MWAG propozoi për të punuar së bashku dhe për të ndërtuar një partneritet mes Bashkisë Mirditë dhe Foundacionin për Zhvillimin e Mirditës, për të bërë realizimin e qëllimit të grupit. Qëllimi MWAG-së është fuqizimi i të drejtave të grave dhe vajzave ndaj çështjeve sociale të dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual (si ngacmimi i fëmijëve dhe dhunës seksuale), çështje sociale që aktualisht ekzistojnë në shoqërinë shqiptare.

Vullnetarja e Korpusit të Paqes Pier Vernaza, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e shtatë grave nga Rrësheni, përfshirë Marie Brozi, Florinda Pacuku, Shpresa Bica, Kozeta Topollaj, Prena Nikollaj, Marte Kola, dhe Maria Dodaj, në 12 dhjetor 2016 krijuan MWAG në Rrëshen duke u fokusuar tek fuqizimi i grave dhe vajzave në rajonin Mirdite duke adresuar çështjet e barazisë gjinore dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të grave. Gjithashtu, grupi MWAG ka patur mbështetjen e një vullnetarëve të tjerë, si Murgeshat Dafina Grabanica dhe Margarita Preci, Malvina Cupi, dhe përfaqësuesi i Dioqezës Caritas Genc Gjoci.

MWAG ka për qëllim fuqizimin e ndikimit parandalues të grave dhe vajzave në këto çështje si dhuna në familje, trafikimin e qenieve njerëzore dhe abuzimin seksual përmes aktiviteteve arsimore dhe fushatave ndërgjegjësuese. MWAG planifikon të ofrojë seminare në Mirditë, duke filluar me komunitetin e Rrëshenit; në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, spitalet, qendrat shëndetësore, policinë, si dhe duke përfshirë seminare për komunitetin në Pallatin e Kulturës.

Më 20 mars 2017, MWAG filloi ofrimin e seminareve edukative në  Shkollën Nene Tereza; grupet e synuara përfshinin nxënës nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të. MWAG pasi të mbarojë seminaret në shkollën e mesme “Nënë Tereza”, do të planifikojë seminare të tjera në shkollën “Pashko Vasa”, gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, qendrat shëndetësore, spitalin dhe policinë.

Takimi mes MWAG-së, Bashkisë Mirditë dhe Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës përfundoi në një marrëveshje bashkëpunimi reciproke ku në sajë të këtij partneriteti, MWAG do të vazhdojë planifikimin dhe zbatimin e nismave dhe objektivave të grupit.

[su_slider source=”media: 4859,4858,4857,4856,4855″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]