Pas dy viteve veprimtarie të dobishme në komunitet, Kryetari i Bashkisë Mirditë z.Ndrec Dedaj, u ka akorduar Mirënjohjen e Bashkisë dy vullnetarëve të Korpusi të Paqes, Alyssa Harn dhe Pier Vernaza.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ku ishte i pranishëm dhe kryetari i këshillit bashkiak z.Pjetër Pjetri, kryebashkiaku Dedaj u shpreh se komuniteti mirditas, dhe sidomos targeti i të rinjve dhe grave, është inspiruar në veprimtari të dobishme falë vullnetarizmit të spikatur të dy vullnetareve të Korpusit, Alyssa dhe Pier. Si kurrë më parë bashkia pati në krah të aktivitetit të vet social dhe shoqëror edhe dy vullnetaret humane, që punuan e jetuan sëbashku me komunitetin, duke na dhënë shembullin dhe përvojën pozitive për të inspiruar në projektet tona aspekte të tilla, që ndikojnë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile, kontributin e tyre në qeverisjen vendore.

Më pas ai ndau Mirënjohjet për dy vullnetaret me motivacionet përkatëse:

Znj. Alyssa Harn

“Punoi në shume fusha të vullnetarizmit human përgjatë dy viteve në Rrëshen nga Maj 2015-Maj 2017.  Solli në mënyrë rishtare nismën “Girl Scout” duke aktivizuar qindra të rinj në komunitet. Gjithashtu, e përfshirë në disa projekte, ajo ndikoi në përmirësimin e cilësisë së jetës për nxënësit në konviktin Rrëshen si dhe hapjen e dhomës së artit. Gjithashtu ka shërbyer si mesuese e anglishtes  në Gjimnazin e Rrëshenit dhe në shkollat fillore të fshatit Ndërfushas dhe Gëziq”.

Znj. Pier Vernaza

“Ka dhënë kontribut të spikatur në zhvillimin e komunitetit në Mirditë nga Maj 2015 – Maj 2017.  Projekti i saj më i madh me ndikim në komunitet ka qenë implementimi i dy granteve: rinovimi i mjediseve sanitare në shkollën “Nënë Tereza” në Rrëshen si dhe shkollën 9-vjeçare në fshatin Velë.

Kontributi i saj ka lënë gjurmë të dukshme në projektet që kanë të bëjnë me advokimin kundër dhunës seksuale, dhunës në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore, duke qenë një simbol si Advokuese e Grave të Mirditës”.

Pas marrjes së medaljes së Mirënjohjes me stemën e bashkisë Mirditë, vullnetaret u shprehën të impresionuara për mënyrën sesi ato janë ndihmuar në projektet e tyre në dobi të komunitetit, dhe se aktivizimi i tyre nuk merr fund me mbarimin e misionit dyvjecar, por që gjithmonë do të jenë të lidhura me Mirditën, tashmë si vendlindja e dytë e tyre për projekte të tjera në të ardhmen.

Me këtë rast ato bënë dhurata simbolike për kryebashkiakun Dedaj dhe bashkëpunëtorët që kanë patur në krah përgjatë këtyre viteve të kontributit të tyre në Mirditë.

[su_slider source=”media: 5007,5008,5006″ link=”image” title=”no” pages=”no”]