Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Tokës në Mirditë, duke finalizuar në këtë mënyrë edhe projektin “MIRDITA Pastron”.

Në përfundim të aktiviteteve të ndërmarra gjatë gjithë muajit në kuadër të kësaj dite, sot ishte zgjedhur Rresheni, si zona e rradhës dhe e fundit për të kryer fushatë pastrimi. Të rinjtë e grupuar në lagje të ndryshme të qytetit, pastruan disa ambjente të ndotura, duke synuar sensibilizimin për mbrojtjen e Tokës dhe mbajtjen pastër të mjedisit.

Ndërsa ditën e djeshme fushatat e pastrimit u përqëndruan në Reps dhe Rubik, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.

“MIRDITA Pastron” është një projekt i ndërmarrë nga Bashkia Mirditë, ku përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, të cilat kulmuan ditën e sotme në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Në këtë projekt, ka patur bashkëpunim edhe me Drejtorinë Arsimore Mirditë, si dhe me subjektin “EkoMirdita”.

[su_slider source=”media: 5215,5216,5217,5218,5219,5220,5221,5222,5223,5224″ link=”image” title=”no” pages=”no”]