Përmes Ceremonisë së Vlerësimeve, 30 vajza nga Mirdita janë betuar dje zyrtarisht si pjestare të  “Girs Scouts në Shqipëri”. Antarësimi në “Girl Scouts”  është  nder dhe privilegj në gjithë botën, dhe vajzat e Rrëshenit janë tashmë ndër 250 vajza në Shqiperi që gëzojnë këtë mundesi.

Shalli që përfaqëson simbolin  e Girl Scouts, që do përfaqësojë këtë  organizëm në 146 vende të botës, u dizejnua nga një vajzë e Rrëshenit, klasë e 8-të e shkollës 9 vjeçare “Pashko Vasa” në Rrëshen, Kejsi Shqalshi.

E pranishme në ceremoni ishte edhe Drejtoresha e Korpusit të Paqes, znj. Kate Becker e cila për secilën nga 30 vajzat dha shallin përfaqësues të “Girl Scouts”. Znj. Becker falenderoi organizatorët për punën e bërë përgjatë këtyre muajve, duke sjellë një shembull për gjithë vendin. Ajo falenderoi  dhe Bashkinë Mirditë për mënyrën sesi ka bashkëpunuar duke përfshirë në projekte të tilla humane dhe edukative vullnetarët e Korpusit të Paqes që janë bërë pjesë e pandarë e familjes komunitare mirditase.

Po ashtu edhe 15 vullnetarë u nderuan dhe zyrtarisht u vlerësuan si Vullnetarë të  “Girl  Scouts”.  Duhet thënë se vajzat e vogla te Rrëshenit janë të parat në Shqipëri që janë zyrtarisht pjesë e kësaj lëvizje, që mbështetet nga 146 shtete të botës.

Kryetari i bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, falenderoi organizatoret e këtij eventi dhe “Girl Scouts” në Mirditë, mësuesen Manjola Gega dhe vullnetaren e Korpusit të Paqes Alyssa Harn, për punën që ato kanë bërë, si dhe vajzat dhe të rinjtë që kanë harxhuar dhjetëra orë për punë komunitare duke i sjellë një aksion të ri vullnetarizmi Bashkisë dhe Mirditës.

Ai premtoi se Korpusi i Paqes do të gjejë tek ai dhe bashkia që drejton një institucion serioz bashkëpunimi për projekte të mëtejshme në të mirë të komunitetit dhe sidomos angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve për punë të dobishme në komunitet.

[su_slider source=”media: 5229,5237,5238,5239,5242,5228″ link=”image” title=”no” pages=”no”]