Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës po organizon trajnime për mënyrat e fuqizimit të grave dhe të rinjve në Mirditë. Trajnimet do të zhvillohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe të rinjve në Mirditë”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në trajnim mund të marrin pjesë gra, vajza dhe të rinj (16-30 vjeç) që banojnë në Mirditë. Trajnimet do të jenë ndërthurje e informacioneve teorike dhe praktike.

Për të marrë pjesë në këto trajnime, ju lutemi dërgoni një Kërkesë për Aplikim, në të cilën të përfshini Emër Mbiemër dhe Numër Telefoni, në adresën fzhm@bashkiamirdite.gov.al para datës 5 dhjetor 2017. Seanca e parë e trajnimit do të zhvillohet në datën 9 Dhjetor 2017, për njësitë Rrëshen dhe Rubik, në Pallatin e Kulturës, Rrëshen. Jeni të mirëpritur!

thirrje per aplikime