Kendi i BE Mirditë organizoi në datat 26-28 Dhjetor 2017 një Program 3-ditor “Mësojmë për Bashkimin Evropian” me të rinj dhe të reja të Gjimnazit Rrëshen në Pallatin e Kulturës, Mirditë.

Gjatë këtij aktiviteti, Koordinatorja e Këndit të BE-së në Mirditë, pranë bashkisë së këtij qyteti bëri një prezantim të shkurtër rreth funksionimit të Këndit të BE në këtë qytet si dhe shërbimeve dhe mundësive që ofron ky kend në varësi të nevojave e interesave të të rinjve. Gjithashtu Znj.Daçi, së bashku me Koordinatoren Back-Up, Borana Pepa, bëri një prezantim në lidhje me Bashkimin Evropian, historikun e tij, që prej krijimit deri në ditët e sotme, strukturat e BE-së si dhe institucionet më të rëndësishme të saj. Nxënëseve, iu dha një informacion i përgjithshëm mbi programet e edukimit dhe të trajnimit të Bashkimit Evropian, të vlefshme për grup – moshën e tyre. Njëkohësisht, nxënësit patën mundësi të marrin edhe materiale informuese në lidhje me BE.

Takimi vazhdoi me një seksion pyetjesh dhe përgjigjesh, në formë konkursi mes 2 grupeve, duke testuar kështu njohuritë e nxënësve mbi datat e rëndësishme, strukturën dhe historinë e Bashkimit Evropian. Këndi i BE në Mirditë i cili ndodhet tashmë në ambjentet e Bashkisë së këtij qyteti, mirëpret vizita të ardhshme nga të gjitha shkollat 8-vjecare apo të mesme të Bashksië Mirditë.

Për të kërkuar një vizitë ne kendin e BE Mirdite apo per te kerkuar nje sesion informimi me te rinjte, Ju lutemi kontaktoni në adresën e postës elektronike: bashkia@bashkiamirdite.gov.al.

Për më shumë informacion mbi programet e BE-së për arsimin dhe trajnimin per te rinjte dhe te rejat Ju lutem , vizitoni: http://ec.europa.eu/education/index_en.htm

Per me shume informacion ne lidhje ne lidhje me BE, strukturat e saj dhe mundësite qe ajo ofron per te gjithe qytetaret, Ju lutemi vizitoni : www.europa.eu