Ka startuar punën projekti “Promovimi i turizmit malor në Bashkinë Mirditë nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme”.
Ky projekt i Bashkisë Mirditë mbështetet nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri (RDPA) me financim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).
Qëllimi i projektit është promovimi i turizmit malor në territorin e Bashkisë Mirditë, përmes kthimit të resuerseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme në hard & softcopy, në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmiresimin e treguesve ekonomik të zonës.
Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:
- 35 shtigje të markuara sipas standarteve ndërkombetare turistike
- Infrastrukturë teknike e përmirësuar për Sektorin e Turizmit në Bashki (pajisje GPS, aparat fotografik profesional, dron, laptop, kamera Gopro, ekran touch screen)
- Faqe interneti për promovimin e turizmit në Bashkinë Mirditë.
- Harta të shtigjeve të botuara (35 harta në formatin A1, 3500 harta ne formatin A3-100 per secilin shteg)
[su_slider source=”media: 6424,6425,6426″ link=”image” responsive=”no” title=”no” pages=”no”]