Me iniciativën e kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj janë realizuar takime konsultative me qëllim realizimin e një strategjie sa më në konformitet me zonat që shtrihen në territorin e bashkisë Mirditë. Për vetë faktin se me datë 13.11.2017 në projektin ‘100+ fshatrat’ të iniciuar nga qeveria shqiptare, bashkia Mirditë është shpallur fituese për fshatrat e Oroshit dhe Katundit të Vjetër, puna për hartimim e Strategjisë Zhvillimore të këtyre fshatrave është në fazën përpunimit të informacionit të marrë nga burime të ndryshme si dhe përgatitjen e draft – strategjisë.
Nga parashikimi i projekteve në Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), nga ku gjatë fazë së Hartimit të Strategjisë Territoriale janë evidentuar mbi 17 projekte me qëllim rivitalizimin e zonës së Oroshit për vetë karakteristikat që mbart ndër shekuj, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Katundit të Vjetër që në vitet e fundit ka marrë një tjetër pamje, si dhe për shkakun e rritjes së numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj u pa e nevojshme aplikimi në projektin e zhvillimit të ‘100 fshatrave’.
Sipas kordinatorit të këtij projekti për bashkinë Mirditë z. Blenard Dudi, që nga shpallja e rezultateve kemi patur një komunikim të vazhdueshëm me Kryeministrinë, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Ministri të ndryshme e Institucione të varësisë sipas shkallës së kompetencës së tyre, ja vlen të theksojmë që fshati i Oroshit në listën e dhjetë (10) fshatrave prioritarë është renditur i shtati (7).
Nga ZOS Projekte ongoing-të planifikuar nga Kryeministria këto janë projektet prioritare që do merren parasysh gjatë hartimit të draftit që do lancohet në dhjetor si vijon:
- për fshatin OROSH
- Rikonstruksion rruge, (shtigjet turistike në zbatim).
- Rikonstruksion i kanalit vaditës.
- Rikonstruksion i kullave të vjetra dhe kthimi në bujtina.
- Ndërtimi i Muzeut Historik – Etnografik.
- për fshatin KATUNDI I VJETËR
Rikonstruksion rruge, (shtigjet turistike në zbatim).
- Ndërtim i Ujësjellësit, KUZ dhe gropave septike.
- Rikonstruksion i rrjetit elektrik (TM dhe TU).
- Ripërtëritja e pyllit të gështenjave dhe bimës së shërbelës.
- Ndërtim objekte agropërpunimi.
6.Rikonstruksion i kishave të vjetra të Shën Nikollit dhe Shën Gjergjit, çveshja nga suvatimi e Kishës Antike të Rubikut, kthimi në origjinalitet. – sygjerim.
[su_slider source=”media: 6434,6435,6436,6437,6438,6439,6440,6441,6442″ link=”image” responsive=”no” title=”no” pages=”no”]