Në konkursin Kombëtar “Praktikat më të mira 2018”, Bashkia Mirditë është vlerësuar me çmimin e parë, duke konkuruar në fushën e turizmit me një aplikim të paraqitur nga “Info-Kulla”. Çmimi i është dorëzuar kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj nga znj. Valbona Karakaçi, një nga drejtueset e DLDP.

Konkursi Kombëtar “Praktikat më të mira 2018” është organizuar nga Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me mbështetjen e DLDP e cila financohet nga qeveria zviceriane. Ndërsa aplikimet janë dorëzuar në një aktivitet në Tirana Internacional më 20 nëntor, fituesit u shpallën sot në Konferencën Kombëtare për decentralizimin e Pushtetit Vendor, konferencë e cila i zhvilloi punimet në Tiranë.

Të pranishëm kanë qenë zv/kryeministerja Senida Mesi, z/ministerja e Punëve të Brendshme që mbulon pushtetin vendor, ambasadori i qeverisë zvicerane, kryetar të bashkive, drejtues të DLDP-së etj. Nga shqyrtimi i aplikimeve të shumta është vlerësuar se ai i paraqitur nga Bashkia Mirditë ishte më i vlerësuari, duke e renditur të parin në të gjithë aplikimet.

[su_slider source=”media: 6506,6504,6503,6502,6501″ link=”image” responsive=”no” title=”no” pages=”no”]