Ka nisur puna për objektin “Sistemim asfaltim i rrugës Kryqëzimi autostradë – hyrja e qytetit Rrëshen” (Lot 1).  Me një fond prej 148.750.158 lekë që janë vënë në dispozicion  nga qeveria shqiptare, synohet që brenda 150 ditëve, hyrja e qytetit Rrëshen të jetë brenda të gjitha standarteve europiane. Pjesa nga lagjia Ura e Fanit e deri në qytet, do të zgjerohet dhe në të dya nët do të ketë trotuar dhe ndriçim bashkohor. Do te kete ngritje te trasese me piknisje 0 prane varrezave te deshmoreve, dhe ne kthesen e forte do jete ne piken me ta larte, me pas do kete zbritje graduale. Kjo do te shmange nje here e mire permbytjen e rruges ne ate kthese, e cila ka qene problematike prej vitesh, pasi aty do te jete nje ure qe mundeson kalimin e ujrave te shumte, gjate muajve te dimrit.

Kjo jo vetëm do ti japë një dimension qytetar hyrjes së qytetit Rrëshen, por do të bëjë që edhe fëmijët e shkollave që banojnë në lagjen Ura e Fanit, të jenë më të sigurtë gjatë rrugës për në shkollë nga prania e trotuarëve të munguar deri tani.

Ndërsa në segmentin nga Ura e Fanit – autostradë, do të ketë ndërhyrje për eleminimin e kthesave, dhe zgjerim të saj.

Bashkia Mirditë i kishte paraprirë kësaj ndërhyrje të rëndësishme për qytetin, por edhe për vijimin e rrugës për në Burrel e më tej,  me realizimin nga ana e saj të një projekti bashkohor, projekt i cili tashmë është financuar nga qeveria shqiptare, dhe pritet realizimi i tij në kohë, dhe me kondicionet e parapara.

[su_slider source=”media: 4241,4240,4239,4238″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]