“Bashkia Mirditë është kthyer në një kantier pune ku po zbatohen një sërë projektesh dhe ndërhyrjesh infrastrukturore, të cilat do t’u mundësojnë banorëve më shumë lehtësi dhe komoditet në jetën e tyre të përditshme”. Ky është konstatimi i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Mirditë.

Fillimisht z. Rama ka parë nga afër punimet në një pritë lumore në fshatin Mashtërkor, njësia admimistrative Orosh, e cila do të shmangë përfundimisht përmbytjen dhe demolimin e tokave pjellore të këtij fshati.Rama është pritur nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, zv/prefekti Kol Bardhoku, drejtues të tjerë të njësive administrative si edhe banorë të këtij fshati. Kryeministri është njohur me punën që bëhet në këtë investim të rëndësishëm, financuar nga qeveria shqiptare, ivestim ky që kap vlerën e 27,459,000 lekëve. Me këtë ndërhyrje Bashkia Mirditë synon t’i japë fund situatës problematike e cila ka qënë prezente sidomos dimrat e fundit, teksa lumi Fan ka vërshuar duke rrezikuar seriozisht jo vetëm tokën bujqësore të këtij fshati, por edhe rrugën, shkollën, banesat e tyre dhe deri aksin autostradal për Kosovë.

Reshjet e dendura të shiut të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugën e Kombit, ndaj ditën e sotme Kryeministri Rama inspektoi nga afër segmentin rrugor, Rrëshen-Kalimash duke u njohur konkretisht me problemet e shkaktuara nga reshjet e fundit, ku janë evidentuar çarje masive të malit, dhe si pasojë  edhe rrëshqitje dherash.

Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur lidhur me problematikën në fjalë u shpreh:

Kjo do jetë ndërhyrja e parë, që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë, që mos të thellohet carja, dhe mos të ketë pasoja të tmerrshme për gjithë projektin . Janë bërë pa studime gjeologjike të mirëfillta, dhe pa ndjekur ashtu sic duhet procesin teknik. Por sidoqoftë besoj, që do stabilizohet shumë shpejt.

Më tej Kryeministri Rama ka marrë rrugën për në Rrëshen, rruga hyrëse e të cilit tashmë po i nënshtrohet një rikonstruksioni rrënjësor dhe tejet cilësor. Segmenti i rrugës hyrëse për në qytetin Rrëshen ka qënë në kuotat minimale për një rrugë fshati, jo më për një hyrje qyteti. Ky segment rrugor i cili do të përfundojë brenda 150 ditëve nga data e fillimit të punimeve, do të ketë  rikonceptim të plotë urban. Ky investim me vlerë prej 149 milion lekësh, synon që në një periudhë të shkurtër kohe të sistemojë infrastrukturën e rrënuar të kësaj rruge, duke i dhënë asaj pamjen e një infrastrukture moderne.  Rruga do të zgjerohet, nga të dyja anët me trotuar, si dhe do të sistemohet një kthesë problematike e saj, e cila prej vitesh shkaktonte pengesa të mëdha në komunikim, kryesisht në kohë reshjesh. Sistemimi i saj do të shmangë një herë e mirë përmbytjen e rrugës ne atë kthesë, përmes ndërtimit të një ure qe lehtëson kalimin e ujërave te shumte, gjate muajve te dimrit. Kjo jo vetëm do t’i japë një dimension të ri urban hyrjes së qytetit Rrëshen, por do të shtojë sigurinë për fëmijët e shkollave që banojnë në lagjen Ura e Fanit. Ndërsa në segmentin nga Ura e Fanit – autostradë, do të ketë ndërhyrje për eliminimin e kthesave, dhe zgjerim të saj.

Pasi ka hyrë në qytetin Rrëshen, kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj ka vizituar kantierin e punimeve i shtrirë pothuaj në të gjithë hapësirën e qytetit. Fillimisht është njohur më punën që bëhet për rikualifikimin  urban të sheshit “Abat Doçi” të qytetit Rrëshen, një investim me vlerë 187 milion lekë, investimi i munguar për qytetarët, i cili do të dhurojë në një sipërfaqe prej 8200 m2, më shumë gjallëri, ngjyra, mjedise të rikualifikuara, me gjelbërim dhe ndriçim dekorativ. Projekti gjithashtu parashikon rikonstruksionin e plotë të infrastrukturës nëntokësore.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj, inspektoi punimet për shkollën e mesme Rrëshen, pedonalen dhe disa rrugë të rëndësishme për qytetin.

Shkolla e mesme e Rrëshenit është një tjetër investim madhor i cili do të mundësojë për nxënësit e kësaj shkolle mjedise të rijetëzuara përmes rikonstruksionit në themel të mjediseve ekzistuese dhe shpesh jo funksionale që kjo shkollë kishte dikur. Me Investimin prej afro 119 milionë lekë do të mundësohet sistemi i ri i ngrohjes, kabinetet dhe laboratorë bashkëkohore, sistemimi i terreneve sportive me kushtet më optimale, si dhe mjedise të tjera argëtuese.

Më pas Kryeministri është njohur dhe me disa investime të vetë bashkisë, në rrugët e fshatrave dhe përmirësimin e rrjetit ujitës, ku po punohet për një rrjet të rehabilituar, që e përmirëson rrënjësisht problemin e ujitjeve të tokave të pellgut të Rrëshenit për disa fshatra që njihen për dendësinë e popullimit.

[su_slider source=”media: 4306,4305,4304,4303,4302,4301,4300,4299,4298,4287,4286,4285,4283″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

[su_slider source=”media: 4323,4322,4321,4320,4319,4318,4317,4316,4315,4314,4306″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Përgatiti: A. Ndoja