Ne vijim te punimeve ne te gjithe territorin qe administron Bashkia Mirdite, edhe ne Njesine administrative Rubik, po ndertohet nje lulishte bashkohore. Ndonese në hyrje të lagjes së vjetër, lagje e cila nisi konturimin e qytetit të Rubikut në vitet 30-të,  një sipërfaqe e madhe toke prej shumë vitesh jepte pamjen e një kënete plot ferra dhe bimë të egra. Pamjet që janë në linkun në fund të shkrimit flasin vetë. Ato foto i përkasin një kohe krejt të afërt, por jo ditës së sotme. Pikërisht prej dy ditësh Njësia Administrative e Rubikut, me drejtuese znj. Flora Jushi ka nisur aksionin për kthimin e asaj sipërfaqeje të konsiderueshme në qendër të Lagjes së Vjetër, nga ferra dhe pamje aspak të këndshme, në një lulishte shume dimensionale e cila do të ofrojë jo vetëm gjelbërim dhe pamje qytetare, por edhe ambiente për fëmijë dhe moshat e treta. Jane parashikuar shkalle, mure mbajtese, stola dhe ndriçim. Flora Jushi drejtuese e kësaj njësie, konfirmon se po bëhet një punë e konsiderueshme për rijetëzimin e hapësirave të qytetit me qëllim që ato të kthehen në shërbim të komunitetit.

Deri pak dite me pare…..

[su_slider source=”media: 4331,4330,4329,4328,4327″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]

Gjate dites se sotme…

[su_slider source=”media: 4338,4335,4334,4333,4332″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]