Shiko Videon: Momente nga dorzimi i Kupes se Kombit ne Rubik

Bashkia Mirditë, me inspirim të njësisë administrative  Rubik,  organizoi me rastin e festive të 28-29 Nëntorit, një veprimtari të llojit të veçantë në këtë qytet, event me karakter sportiv  “Kupën e Kombit”, ku morën pjesë ekipe futbollistike nga Prishtina, Ulqini, Struga dhe ekipi vendas Albix për grupmoshat U-13.

Rreth 60 fëmijët të vegjël sportistë, të ardhur nga viset shqiptare përtej kufirit, ndenjën mysafirë për një natë në Rubik dhe u trajtuan me kujdes nga administrata vendore e Njësisë Administrative të Rubikut, me drejtuese znj. Flora Jushi që dhe e kishte nxitur këtë inisiativë prej disa ditëve.

Rreth orës 9 paradite ekipet e 13 vjeçarëve nga Prishtina, Struga dhe Ulqini, të shoqëruar nga trainerët e tyre dhe drejtuesit e Bashkisë Mirditë, u nisën në këmbë për të vizituar ambientet e kishës së Shëlbuemit, monument kulture dhe vend pelegrinazhi për mijëra qyetarë të hapësirës mbarëshqiptare. Këtu ata u njohën shkurtimisht me historinë e kësaj Kishe, por edhe me historikun e Rubikut si zonë bakërmbajtëse.

Më tej të pranishmit e shumtë, qytetarë të Rubikut dhe mysafirë, si dhe sportistët e vegjël dhe stafet e ekipeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion sportiv mbarëkombëtar, fillimisht  i ka përshëndetur kryetari i bashkisë z. Ndrecë Dedaj, i cili theksoi faktin se në bashkëpunim me miqtë tanë, dhe kryesisht gazetarit të talentuar sportiv në TVSH,  Dëfrim Methasani, po i japim jetë një veprimtarie të përvishtme që do të mbajë të shënjuar pikërisht këtu në Rubik emrin e bukur domethënës “Kupa  e Kombit”. Më tej ai ka përmendur investimet që e kanë vënë në lëvizje e gjallëruar në mënyrë dinamike gjithë Mirditën, cka do të mundësojë që në të ardhmen  t’i kushtohet rëndësi e mëtejshme edhe sportit, dhe kreativitetit sportiv masiv të mirditorëve, sidomos të fëmijëve dhe brezit të ri.

Më pas vijuan ndeshjet sportive në mes ekipeve pjesëmarrës, duke dhuruar emocione të shumta për pranishmit dhe mbi të gjitha për përbashkimin shpirtëror në mes “poleve të Kombit”, sic do ta cilësonte gazetari Methasani, ditë e cila përkonte edhe me përvjetorin e tij të lindjes. Ai e ka quajtur Rubikun si shtëpinë e tij të dytë, pasi këtu në këtë fushë, në këtë qytet, ka organizuar disa veprimtari të bukura me karakter kombëtar duke dhuruar dhe ndihma për sportin, kryesisht dhe infrastrukturën sportive si “Kupa Panajot Pano”, “Kupa Altin  Rraklli”, “Kupa Ismail Keta”, etj.

Pas ndeshjes me një ceremoni sportive u ndanë cmimet, medaljet, certifikata dhe në fund  “Kupa e Kombit”.  Këtë të fundit e mori ekipi U-13 “Flamurtari” në Prishtinë, që është dhe kampion për këto mosha në Kosovë. Gjate lojes per ekipin fitues spikati lojtari 13 vjecar Endrit Imeri i cili u shpall golashenuesi me i mire, nderkohe qe Jon Uruçi u shpall lojtari me i mire, ndersa Qendrim Mexhuani u shpall portjeri me i mire. Ne finale kane shenuar Endrit Imeri dhe Aranit Ajeti, golat e te cileve çuan Kupen ne Prishtine.  Ndërkaq vendin e dytë e zuri ekipi U-13 i Rubikut.

Kupën dhe mjetet sportive u donatuan nga Avni  Buci, administrator  i “Lura 3 R””, si dhe kostumet sportive të kombëtares për ekipin fitues.

Ceremonia u mbyll në një atmosferë artistike me muzikë dhe valle nga fëmijët e vegjël dhe të pranishmit e tjerë, duke i dhënë ngjyra hareje kësaj Ditë të shënuar për Kombin shqiptar. (A. Ndoja)

[su_slider source=”media: 4357,4356,4355,4354,4353,4352,4351,4350,4349,4348″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]