Edhe pse në ditë dimri me temperatura të ulëta, vijon puna intensive për kthimin në normalitet të sistemit vaditës pothuajse në të gjithë territorin e Mirditës. Pas rehabilitimit të rezervuarve të fshatrave Sheshe dhe Trojë, puna është intensifikuar në ujëmbledhësit e Malaj 1 dhe Malaj 2. Në rezervuarin Malaj 2, ka nisur faza e dytë e rehabilitimit të rrjetit vaditës. Në fazën e parë e cila ka përfundur me sukses të plotë, është bërë e mundur zëvendësimi i saraçineskës dalëse të ujit e amortizuar totalisht nga 35 vite në përdorim, si dhe si dhe zëvendësimin e kanalit vaditës tradicional nga pllaka betoni, në tubo plastikë të cilësisë së lartë, me garanci shumë vjeçare të cilat shtrihen në kanale nëntokësore në një distancë prej 600 metra linear. Kjo ndërhyrje do të shmangë dëmtimin e rrjetit nga rrëshqitja e shkëmbenjve të shumë në atë zonë. Pas kalimit korrekt ne procesin e tenderimit, fitues i projektit u shpall firma ndërtuese “AEK Munella”.

Ndërsa pak ditë më parë ka nisur faza e dytë e rehabilituese, fazë e cila e nxjerr përfundimisht nga kolapsi shumë vjeçar sistemin vaditës për fshatrat Korrë, Shtanë si dhe në të gjithë hapësirën e fshatit Kodër Rrëshen, pasi e shtrin rrjetin nëntokësor të tubove plastikë në një distancë prej 1500 metra .

Gjatë ditës së sotme kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj ka inspektuar punimet në terren, ndërkohë që firma kontraktuese po kryente punimet. Në prononcimin e Tij, z. Dedaj theksoi se jemi këtu për mbikqyrjen e punimeve që po kryhen për rijetëzimin e sistemit vadites Malaj2, faza e dytë. Kjo mundëson që vitin tjetër, Kodër Rrësheni, Korra dhe Shtana te marrin ujë per vaditje. Theksoj se punimet po kryhen ne nje terren shume të vështirë duke hapur trasene dhe duke vendosur tuba te cilesisë së lartë, per ti rezistuar goditjeve te shkëmbinjve të shumtë qe bien në gjithë gjatësine e shtrirjes se tubacioneve.

[su_slider source=”media: 4387,4386,4385,4384,4383,4382″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]