Bashkia Mirditë ka vijuar me diskutimin paraprak të sistemit të ri fiskal dhe projekt buxhetin për vitin 2017. Pikërisht ditën e sotme është organizuar një takim i zgjeruar me gjithë përfaqësuesit e njësive administrative të saj.

I pranishëm ka qenë edhe  kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, drejtoresha e financës, si dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm në bashki, specialistë të zyrës juridike, si dhe administratorët e njësive administrative.

Qëllimi i kësaj mbledhje ishte paraqitja e propozimeve nga administratorët e njësive, lidhur me nevojat afatshkurtëra dhe afatgjata të banorëve të njësive që ata përfaqësojnë.

Nevoja të tilla si investime në mirëmbajtje rrugësh, çerdhesh, shkollash, ambientesh të jashtme, investime në ujë të pijshëm etj.

Kryetari i bashkisë, z. Ndrec Dedaj pasi u njoh me propozimet e paraqitura nga administratorët dhe diskutoi në mënyrë të hapur me këto të fundit, ka theksuar se do bëhet çfarë është e mundur për realizimin e këtyre propozimeve, sidomos atyre që paraqesin situata emergjente.

Ndërkohë që një tjetër ekip i administratës së Bashkisë, i kryesuar nga n/kryetari Julian Përgega ka qënë në Njësinë Administrative Selitë. Banorët ishin koshientë për pagimin e taksave që sido të ulëta, kanë ndjerë se po u kthehen në shërbime. Ata vlerësuan këtë fakt, pasi kanë ndjerë kujdesin e bashkisë, sidomos në përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës së rrugëve jo vetëm në segmentin Rrëshen-Kurbnesh, por edhe në shumë prej fshatrave të Selitës.

[su_slider source=”media: 4401,4400,4399,4398,4395″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]