Nisur nga përkeqësimi i kushteve të motit në gjithë territorin e vendit, situata e njëjtë është paraqitur edhe në Bashkinë Mirditë. Reshjet e dëborës me intensitet të lartë, dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë gjithë krahinën, sidomos njësitë administrative Fan, ku dëbora ka arritur trashësinë 50-70 cm. Nisur nga kjo situatë janë të bllokuara rrugët Klos – Konaj, Klos – Shëngjin – Xhuxhë, Sang – Hebe, Klos – Domgjon, gjithashtu mungon enërgjia eletrike.

E njëjtë problematika paraqitet edhe në njësinë administrative Selitë, ku trashësia e dëborës arrin 20-50 cm, dhe si pasojë të gjithë rrugët rurale janë të bllokuara. Gjithashtu në njësinë administrative Orosh, ku trashësia e dëborës arrin 5 – 40 cm, janë të bllokuara rrugët Reps – Bulshar – Nën15942987_10208944755760826_198373252_oshejt – Lajthizë dhe Reps – Spaç.

Njësia administrative e Kaçinarit, reshjet e dëborës kanë arritur 5 – 20 cm, ka probleme në rrugët që lidhin fshatrat Shtuf – Arrëz – Kuzhnen. Ndërsa në njësitë e tjera administrative, situata paraqitet disi me e qetë, pa probleme të theksuara emergjente. Në lidhje me masat e marra në njësitë administrative të lartpërmendura, ku situata paraqitet më problematike, nga komunikimi me administratorët e këtyre të fundit, është theksuar se po realizohet çfarë është e mundur me qëllim ardhjen në ndihmë familjeve me rrezikshmëri të lartë jetese, gjithashtu vëmendje e veçantë i është kushtuar të moshuarëve, sidomos atyre të vetmuar.

Në njësinë administrative Selitë është dërguar një fadromë, e cila po punon për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Gjithashtu në disa akse të tjera rrugore problematike është hedhur kripë nga firma kontraktore. Nga ana tjetër OSHEE po punon për normalizimin e situatës, përsa i përket furnizimit me enërgji elektrike, tek njësitë problematike. Vlen për tu theksuar, që sipas burimeve të kontaktuara, nuk ka dëme në jetë njerzish, përveçse gjendje gripale, për të cilën janë shpërndarë vaksinat e gripit, dhe medikamentet e duhura në qendrat shëndetësore.