foto2
Gjatë takimit me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, 7 kryetareve të bashkive përfituese u është bërë me dije se këtë vit do të mbështeten nga qeveria për Hartimin e Planit të Përgjithshëm, Vendor. Kësisoj falë mbështetjes së qeverisë, Bashkia Mirditë do të ketë të hartuar instrumentin që do t’i japë frymëmarrje investimeve dhe do të ndikojë në zhvillimin e saj.

Ministrja Gjermeni tha se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja mes MZHU (AKTP), bashkive dhe studiove që do të punojnë për hartimin e planeve.

“Për vitin 2017 kemi planifikuar 129.8 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në bashkitë tuaja, të cilat do t’u bashkëngjiten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria, gjatë vitit që kaloi, -theksoi ministrja Gjermeni në këtë takim informues. Përvoja e vitit që kaloi me këto 26 bashki ka qenë sfiduese dhe me jo pak vështirësi. Disa prej tyre ende nufoto1k i kanë miratuar këto plane në këshilla bashkiakë, ndërkohë që nuk duhet humbur më kohë. Në punën që ju do të nisni pas pak javësh, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shumë e rëndësishme pjesëmarrja dhe bashkëpunimi, veçanërisht sa i takon Drejtorive të Urbanistikës. Ajo çka nuk duhet të neglizhohet është respektimi i afateve, për të bërë të mundur që në këtë 1 vit t’u jepni bashkive tuaja planet e munguara prej 25 vitesh“, tha Ministrja gjatë takimit me kryebashkiakët.