Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

ReLOaD 3

 

 Edhe një ditë nga mbyllja e aplikimeve! 
Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, fton Organizatat e Shoqërisë Civile të aplikojnë në Thirrjen e Parë Publike për Projekt-Propozime, e financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Undp.
Afati i fundit për të aplikuar: 20 janar 2026 

Koncert festiv në Pallatin e Kulturës, Rrëshen

Ditën e Enjte, më 18 dhjetor, në orën 17:00, ju ftojmë të merrni pjesë në Koncertin Festiv të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mirditë!

Artistët e vegjël të QKF Mirditë do të sjellin performanca të bukura artistike, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë publikun.

Ju mirëpresim!

KRISHTLINDJE N’MIRDITË

Të dashur Mirditorë,
Në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjes, me datë 22 Dhjetor 2025, ora 17:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e Koncertit të Bamirësisë, që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” Rrëshen.
Të ftuar këngëtarët:
Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Adelina Ndoj, Pavlin Kola, Laureta Pjetri, Jeta Daxha, Kol Zefi, si dhe plot surpriza të tjera.
Koncerti organizohet nga Bashkia Mirditë dhe Dioqeza Rrëshen, me qëllim promovimin e solidaritetit, dashurisë dhe vlerave njerëzore, duke sjellë së bashku muzikën dhe frymën e Krishtlindjes për një kauzë bamirësie.
Bileta e hyrjes 500 lekë.
Ju mirëpresim!
Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë:
OTP Bank Albania
Monedha/Currency: EURO
Nr i llogarisë: 902445140092955304
IBAN: AL06902156984451400929553049
Monedha/Currency: LEK
Nr i llogarisë: 902445140092955207
IBAN: AL33902156984451400929552078

FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË MIRDITË.

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me programin ReLOaD3 në Shqipëri, ka shpallur më 5 Dhjetor 2025 Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile, e cila është e hapur deri më 20 Janar 2026.
Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, programi ReLOaD3 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për organizatat e shoqërisë civile në Mirditë.
 1. Dita e Hapur /Sesioni Informues
15 Dhjetor 2025
Salla e Këshillit Bashkiak Mirditë
2. Trajnimi “Cikli i Menaxhimit të Projekteve”
15–16 Dhjetor 2025
 Salla e Këshillit Bashkiak Mirditë
Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrje.