Kisha e Shëlbuemit në Rubik
Kisha e Shëlbuemit në Rubik, përmendet për herë të parë në vitin 1166, kur abati i saj merr pjesë në shugurimin e kishës së Shën Trifonit në Kotor.
Megjithatë mendohet të jetë shumë më e hershme.
Fillimisht ka qënë Abaci Benediktine e më pas Kuvend Françeskan.
Absida përbën pjesën më me vlerë të kishës si në aspektin ndërtimor ashtu edhe në vlerat artistike.
Absida është e pikturuar me afreske, që kanë në mbishkrimin latin vitin 1272.