Këshilli vendor i rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë kryetarit të bashkisë.
Këshilli vendor i rinisë ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) Këshillon njësitë e vetëqeverisjes vendore për drejtimin e politikave dhe planeve vendore për rininë;
b) Vlerëson situatën e të rinjve dhe zbatimin e planeve dhe politikave rinore në nivel vendor;
c) Propozon përmirësime të politikave vendore rinore, si dhe nismat që i përshtaten nevojave të të rinjve në territorin ku veprojnë;
ç) Bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Këshillin Kombëtar të Rinisë.
Këshilli vendor rinor Mirditë kryesohet nga kryetari i bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi dhe përbëhet nga 5 anëtarë. Gjithashtu, struktura përgjegjëse pranë Bashkisë Mirditë për cështjet e rinisë është Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Projekteve.