Kalaja e Matrizës në Rubik
Kalaja e Matrizës: Duke u referuar në tipologjinë e ndërtimit dhe në materialin arkeologjik, është datuar si ndërtim i antikitetit të vonë.
Mendohet të jetë fortifikim i periudhës së Justinianit I-rë, i cili në kohën e dyndjeve sllave, ndërtoi apo rindërtoi një sërë fortifikimesh në territoret e Ilirisë.
Kalaja kishte funksion mbrojtës dhe kontrollues të luginës së Fanit, ku kalonte rruga e vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin dhe trevat e tjera lindore.