KRYETARI I BASHKISË MIRDITË

Ndrec DEDAJ, lindi në Shebe më 4 nëntor 1969. Pas përfundimit të shkollës së mesme në fshatin Malaj, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë e Rendit dhe në Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Ai është diplomuar po ashtu për drejtësi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës.

Ka përfunduar disa specializime të çertifikuara ndërkombëtarisht, ku veçohet kualifikimi për luftën kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu ka punuar në Policinë e Shtetit në repartet e Renea dhe ROS.

Në vitin 2001, Ndrec DEDAJ themeloi Policinë Bashkiake të Tiranës, një sfidë të cilën e përmbylli me sukses pas tetë vitesh.

Në vitin 2009, ai zgjidhet deputet i qarkut Lezhë. Ndërsa në vitin 2013, Ndrec DEDAJ emërohet Prefekt i Qarkut Lezhë, detyrë nga e cila jep doreheqjen më 30 prill 2015, në përmbushje të ligjit zgjedhor me rastin e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Mirditës.

Në zgjedhjet lokal të vitit 2019, për pushtetin vendor Ndrec DEDAJ ftohet të kandidoi për herë të dytë në pozicionin e kryetarit të bashkisë nga Partia Socialsite, ku me votëbesimin e popullit të bashkisë Mirditë ai sot drejton bashkinë e Miriditës i udhehequr nga pergjegjësia për detyren e lartë që mban dhe nga ëndrra për ndryshimin e Mirditës si një zonë në shërbim të banorve të saj dhe atraktive për vizitorët.

Vlerësime.

Ndrec DEDAJ, falë angazhimit të tij të përkushtuar në struktura të rëndësishme shtetërore dhe politike ka fitur vlerësime të shumta të komunitetit ku ka shërbyer në Tiranë, por edhe nga komuniteti i origjinës së tij në Mirditë. Ka qënë gjithmonë i vemdshëm dhe i gjëndshëm sidomos për komunitetin e origjinës Mirditë, ku spikat mbështetja e tij për artin dhe kulturën, sportin       dhe       shumë       angazhime       të       tjera       komunitare       dhe       individuale. Kjo ka bërë që faktorët kulturorë mirditas më herët ti akordojnë vlerësime të rëndësishme si “Personazh i vitit 2008” për kontribut të veçante në mbeshtetje të kultures Mirditore, akorduar nga Bashkia Rrëshen. Po ashtu Klubi Kulturor “Mirdita” në vitin 2009, i akordon vlerësimin “Personazh i vitit 2009” për ndihmesë në mbështetje të kulturës, sportit dhe arsimit në Mirditë.

Ndrec DEDAJ si kryetar bashkie karakterizohet edhe nga cilësi të tjera shoqërore si:

  • Përvojë dhe aftësi të mira komunikimi dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe organizative.
  • I komunikueshëm dhe bashkëpunues me kolegët dhe bashkëpunëtorët.
  • Me aftësi të dallueshme, për të punuar në grup