15732608_1606885396287318_429801837083899598_oBashkia e Mirditës, ka zgjedhur ta kalojë ditën e sotme duke u shërbyer qytetarëve në nevojë, pavarësisht faktit, që ishte Krishtlindje, dhe  administrata kishte pushim zyrtar.

Dita e sotme përkon me shpërndarjen e disa dhuratave me rastin e festave të fundvitit nga qeveria shqiptare, për familjet më në nevojë, dhe  konkretisht për kategorinë e atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Ditën e sotme nuk u shpërndanë vetëm dhurata për familjet në nevojë, por edhe kartolina të cilat bashkë me urimin, kishin edhe informacion për mënyrën e re të aplikimit për ndihmën ekonomike në 2017 e në vazhdimësi.

Dhuratat e paralajmëruara më parë ishin dekodera me qëllim ndjekjen e transmetimeve televizive, si dhe thasë me miell për kategorinë e familjeve të lartpërmendura, që sado pak të shërbejë si ndihmë në këto festa.

[su_slider source=”media: 4407,4408,4409″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]