Përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës është mundësuar sistemi-audio profesionale e tipit Dynakord me fuqi të instaluar prej 5000 wat, çka mundëson komoditet të plotë teknik për koncertet dhe veprimtaritë  e  ndryshme live, apo të tjera në sallën e koncerteve të pallatit të Kulturës.

Ishte një nga mungesat thelbësore ,  që u plotësu falë një projekti të detajuar, i realizuar përmes donacionit te MAK-08 shpk, me president Kristian Boçi, akorduar për  nxitje dhe realizim konkret projektesh të Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës.

Bashkë me sistemin audio është mundësuar dhe videoprojeksioni cilësor, që do të shërbejë  për sallën e madhe dhe për aktivitete të tjera të bashkisë apo sektorëve kulturorë. Me specialistët e fushës u bë dhe prova e gjithë sistemit audio dhe videoprojektiv në prani te Drejtores së Fondacionit, Edona Daçi.

Kësisoj,  bashkë me sistemin dixhital të ndriçimit, realizuar pak vite më parë në skenë me presidente, humanisten e njohur Marianne Graf dhe drejtor ekzekutiv Skender Thaçi, skena e pallatit të kulturës në Rrëshen, sot për sot,  është ndër më të plotësuarat nga ana teknike në skenat e këtij silloj në vend, gjë që mundëson organizime cilësore, që nga shfaqjet, show-t, teatro, etj,  qoftë të trupave amatore dhe ato profesioniste.

Gjithashtu përmes donatimit të zotit Boçi për këtë Fondacion rishtar për Mirditën, i ngritur nga kryebashkiaku Ndrec Dedaj, po avancohet në dy projekte të tjera kulturore siç është ai për pajisjen me instrumente popullore dhe kostume kombëtare për Ansamblin MIRDITA si dhe me përgatitje të formacioneve të tij muzikore  në kuadër të rivitalizimit të tij.

[su_slider source=”media: 4501,4502,4503,4504,4505,4506,4507″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]