Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe ambienteve publike, Bashkia Mirditë ka përfunduar vijëzimin e rrugëve dhe është në proces të vendosjes së tabelave rrugore në qytetin Rrëshen, duke ndikuar në organizimin më të mirë të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
Gjithashtu janë vendosur kosha për mbeturina në pikat kryesore, duke inkurajuar qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit.