Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Kupa e Miqësisë

Më 23 tetor 2026, në orën 09:00, në Rubik, do të zhvillohet “Kupa e Miqësisë” Rubik–Lyon, një aktivitet sportiv për moshat U-10, i organizuar nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Shoqatën “Iliria Lyon”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë futbollistë të grupmoshës U-10 nga klubi i futbollit Saint-Foy-Lès-Lyon, si dhe ekipe shqiptare nga Rubiku, Rrësheni, Hasi, Burreli, Laçi dhe Lezha.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, për të mbështetur futbollistët e vegjël dhe për të festuar së bashku miqësinë që na bashkon përmes sportit!

Ju mirëpresim në Rubik!

Festo N’Mirditё

Nё kuadёr tё Projektit Mirdita – Junik, me datё 13 tetor 2026 zhvillohet aktiviteti festiv Festo N’Mirditё.

Aktiviteti zhvillohet nё sheshin “Abat Doҫi” nё Rrёshen.

Programi pёrmban panair me produkte lokale, punёtori, Koncert festiv me artistё vendas dhe tё ftuar si dhe dita e hapur nё Infokullё.

Prodhuesit lokalё dhe artizanёt janё tё ftuar tё ekspozojnё produktet e tyre nё stendat e dedikuara.

Tё interesuarit pёr ekspozimin e produkteve tё kontaktojnё nё +35569 560 2970.

Mirdita- Junik financohet nga Bashkimi Evropian nёpёrmjet programit IPA CBC Shqipёri-Kosovё dhe zbatohet nga CHwB Kosovё, Bashkia Mirditё, Komuna Junik dhe Qendra UET.

Mirënjohje për valltaret e Ansamblit “Mirdita”

Valltaret e Ansamblit “Mirdita” së bashku me koreografen e tyre Znj. Elida Marku Pepkolaj u pritën në Bashkinë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë, z. Albert Melyshi dhe Drejtori i Ansamblit “Mirdita” z.Andi Shqalshi.

Në vlerësim të kontributit dhe përkushtimit të tyre në promovimin dhe përcjelljen e vlerave, traditave dhe trashëgimisë kulturore të Mirditës, vajzat u nderuan me Certifikatë Mirënjohjeje.

Ndërsa nisin studimet e larta, u urojmë suksese në rrugëtimin akademik dhe profesional, me bindjen se pasioni për artin dhe traditën do t’i shoqërojë edhe në të ardhmen.

NJOFTIM – Për Draft-Planin Social të Bashkisë Mirditë.

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe ekspertët e UNDP-së, ka përgatitur Draft-Planin Social të Bashkisë Mirditë 2027–2030.

Ftojmë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, institucionet dhe të gjitha grupet e interesuara të njihen me dokumentin dhe të paraqesin komentet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.

Komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresat e e-mailit:
info@bashkiamirdite.gov.al
gjergj.pergjoni@bashkiamirdite.gov.al, deri më 10 Shtator 2026.

BASHKIA MIRDITË – PLANI SOCIAL

Bashkia Mirditë zyrtarizon marrëveshjen e binjakëzimit me Komunën Nova Rača Kroaci.

Bashkia Mirditë ka zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit me Komunën Nova Rača, Kroaci, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi, dhe Kryetari i Komunës Nova Rača, z. Darko Knežić, në praninë e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Kroaci znj. Donika Hoxha , e cila përshëndeti këtë iniciativë si një model të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, si zhvillimi lokal, bujqësia, turizmi, kultura, arsimi, rinia, mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Kroacia është vendi i fundit që u anëtarësua në Bashkimin Evropian më 1 korrik 2013.

Në këtë kuadër, partneriteti me Komunën Nova Rača merr një rëndësi të veçantë, pasi krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave në qeverisjen vendore, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe përfitimin nga programet e Bashkimit Evropian.