Pas prej më shumë se 20 vitesh pa asnjë ndërhyrje rehabilituese, ka nisur puna intensive për kthimin në normalitet të një prej segmeteve më problematikë në veri, rruga Livadhi i turkut – Kurbnesh. Kjo rrugë mjaft e hershme, ndërtuar kryesisht për transportin e lëndës minerare prej shumë dekadash, shërben edhe si rrugë lidhëse mes Mirditës dhe Peshkopisë, me pikë takimi fshatin Mërkurth dhe Lurën.

Ndonëse puna është në hapat e parë të saj, presidenti i firmës fituese “Liqen VII” z. Musa Kalia ka konfirmuar se për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor  në ditët e ardhshme do shtohen mjetet e rënda, fadroma dhe pajisje të tjera, që  nxisin përfundimin e kësaj rruge me sukses, dhe në një kohë reale siç është parashikuar, konkretisht 1-muaji nga nisja e punimeve.

Kjo është faza e parë rehabilituese për përmirësimin e situatës tepër të rënduar në këtë segment rrugor, pasi përfshin punime si, hapja e kanaleve anësore, zhbllokim tombinash, nivelimi dhe rregullimi i rrugës në tërësi, deri tek shtrimi i rrugës me çakëll.

Bashkia Mirditë ka prioritet të saj rehabilitimin e rrugëve në hapësirën që administron, pasi ndërhyrje të ngjashme janë bërë në segmentin Rrëshen- Malaj, Rrëshen – Kulme, ndërsa po punohet intensivisht edhe për sistemin asfaltimin e rrugës Rrëshen – Bukmirë, ndërkohe sëshpejti pritet të fillojnë punimet për sistemim, zgjerim, asfaltimin e rrugës Rrëshen – Ura e Fanit e më tej, për në autostradë.

dsc00029
dsc00020
dsc00017
dsc00015
dsc00013
dsc00011
dsc00004