Bashkia Mirditë dhe Qarku i Nysës nënshkruajnë marrëveshje partneriteti.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, mirëpriti sot në një vizitë zyrtare delegacionin e Qarkut të Nysës, Poloni.
Delegacioni polak përbëhej nga z. Czesław Bilobran, anëtar i Bordit të Qarkut të Nysës, z. Artur Kamiński, Drejtor i Spitalit të Qarkut të Nysës, z. Adrian Sakowicz dhe z. Piotr Mazur.
Të pranishëm në takim ishin edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, z. Agron Ivanaj, Kryetari i Këshillit Bashkiak Mirditë, z. Aleksandër Picaku, si dhe anëtarët e Këshillit, z. Mentor Ndreu dhe z. Nikolin Kacorri.
Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja e partneritetit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Qarkut të Nysës, duke zyrtarizuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Ky partneritet synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet stafeve të dy institucioneve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve.




0 Comments