Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

KUPA E MIQËSISË RUBIK–LYON

Më 23 tetor, në Rubik u zhvillua turneu i futbollit për kategorinë U-10, me pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare dhe franceze.

Në fushën e lojës zbritën ekipi francez Saint-Foy-Lès-Lyon dhe skuadrat shqiptare nga Rubiku, Lezha, Rrësheni, Hasi, Burreli dhe Laçi.

Aktiviteti u ideua nga znj. Elisabeta Gjegji-Shehi, presidente e Shoqatës “Iliria” në Lyon, dhe z. Defrim Met’hasani, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.

Ekipi i Rubikut triumfoi me rezultatin 2–0, por përtej rezultatit, “Kupa e Miqësisë” vuri në pah talentin e fëmijëve, frymën e ekipit dhe fuqinë e sportit për të bashkuar përtej kufijve.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, u akordoi certifikata mirënjohjeje z. Defrim Met’hasani dhe znj. Elisabeta Gjegji-Shehi.

Bashkia Mirditë falenderon të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

 

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.