Konsultimet publike në Njësitë Administrative Kaçinar, Kthellë dhe Selitë në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale të Bashkisë Mirditë.
Bashkia Mirditë zhvilloi konsultimet publike në Njësitë Administrative Kaçinar, Kthellë dhe Selitë, në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët patën mundësinë të ndajnë shqetësimet, nevojat dhe sugjerimet e tyre, të cilat përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në identifikimin dhe përcaktimin e prioriteteve të komunitetit.
Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet një element thelbësor i procesit të konsultimit dhe i vendimmarrjes vendore, duke krijuar ura bashkëpunimi mes nevojave të komunitetit dhe zgjidhjeve konkrete.






0 Comments