
Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, shpall Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) që të dorëzojnë projekt-propozime në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Mirditë.
Qëllimi i Programit ReLOaD3 është forcimi i bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe një mjedis më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.
Prioritetet e thirrjes janë:
1. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe identiteti lokal
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё, trashëgimisë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin, kulinarinë dhe veshjet popullore.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike dhe nisma pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё, interpretimin e monumenteve, dhe përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale dhe shërbimeve të reja për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore dhe informimin mbi to.
2. Mbrojtja e Mjedisit
2.1 Ndërgjegjësim i komunitetit mbi mbrojtjen e mjedisit, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve në territorin e Bashkisë, nëpërmjet pilotimit të modeleve
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë Administrative.
3.2 Strategji lokale pёr rininё, module trajnimi dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.
Kohëzgjatja e projektit: 6 – 10 muaj
Afati për dorëzimin e aplikimeve
09 dhjetor 2025– 20 Janar 2026.
Për më shumë informacion dhe për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit, kontaktoni në:
Email: info@bashkiamirdite.gov.al
Adresa: Bashkia Mirditë, Zyra e Pritjes së Qytetarëve, Sheshi “Abat Doçi” Rrëshen.
Vizitoni faqen tonë për detaje të tjera: www.bashkiamirdite.gov.al